Manchester United dënohet nga UEFA për ndeshjen kundër Young Boys

23:28 | 28 Janar 2022

Manchester United është gjobitur me 10 mijë euro nga UEFA për shkeljen e një rregulli në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Mirror”, “Djajtë e Kuq” janë dënuar me një gjobë prej 10 mijë euro nga UEFA pasi tre tifozë “pushtuan” fushën gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys në dhjetor.

Skuadra angleze u përballë me atë zvicerane në shtëpi në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve. Ndeshja përfundoi 1-1 dhe Man United u kualifikuar në 1/16 ku do të përballet me kampionin spanjoll, Atletico Madrid.

Momenti i spikatur ndodhi kur tre tifozë kaluan rojat e sigurisë dhe vrapuan drejt fushës. Incidenti duket se është vlerësuar nga organi drejtues evropian, i cili ka gjobitur klubin për incidentin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara