Skuadra të ndryshme evropiane kanë shprehur interesim për kartonin e brazilianit, Gabriel Jesus.
Skuadra angleze, Manchester City, tashmë ka vendosur çmimin e lojtarit, ku shifra sipas tyre shkon prej 45 deri në 50 milionë euro.
Arsenali, Tottenhami, Real Madridi dhe Chelsea, janë skuadrat të cilët kohëve të fundit kanë shprehur interesim për shërbimet e brazilianit.
Sipas gazetarit Anton Meana, madrilenët janë duke e shqyrtuar propozimin për Jesusin, ndërsa janë në diskutime me krerët e klubit për ofertën e dhënë nga Manchester City, përcjell arbresh.info.
Ndërsa mediat angleze, kanë raportuar se Arsenali dhe Tottenhami janë dy klubet kryesore dhe më të favorshme në lidhje me transferimin e brazilianit.
Gjithashtu edhe Chelsea ka shprehur interesim, por pengesa më e madhe tek “Blutë” është problemi me klubin, pasiqë kohëve të fundit kanë ndërruar pronar përshka ktë situatës së luftës Ukrainë-Rusi, ku është sanksionuar pasuar ish pronarit të klubit, Roman Abramovich./ arbresh.info/
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...