Manchester City është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme nga Uefa dhe është gjobitur me 30 milion € pasi u zbulua se kishte thyer rregullat e Feir Plejt Financiar.
City u shpall fajtor nga Organi i Kontrollit Financiar (CFCB) i Uefa se kishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit të tyre.
Kjo vjen pas fakteve të publikuara nga revista gjermane Der Spiegel në nëntor të 2018.
Kur klubi u akuzua në majin e kaluar, ata mohuan çdo gjë, duke thënë se ata i ishin nënshtruar një procesi “armiqësor” i cili injoronte “një organ gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme”. City pritet të apelojë kundër aktgjykimit të Uefa-s në gjykatën e arbitrazhit për sportin.
Sa i përket sezonit aktual ata do të vazhdojnë kompeticionin, ku kundërshtari i tyre është Real Madrid.
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...