Manchester City ka triumfuar 5-0 ndaj Newcastle United në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 19 minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi përmes Raheem Sterling, që u asistua prej Joao Cancelos.
Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe të dytin, tani me anë të Aymeric Laportës (38’).
Me këto dy gola, City shkoi në pushimin mes pjesë, për ta dominuar më pas edhe pjesën e dytë.
Ishte minuta e 61-të e takimit, kur Kevin de Bruyne e gjeti Rodrin, që realizoi për 3-0.
Kampioni në fuqi nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të katërtin, tani përmes Phil Foden, që u asistua prej Oleksandr Zinchenkos (90+1).
Dy minuta me vonë, Raheem Sterling shënoi edhe të dytin personal dhe të pestin për skuadrën e tij, me një shërbim prej Jack Grealish.
Pas javës së 35-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 86 pikë, tri më shumë se Liverpooli, ndërsa në xhiron e 36-të do të takohen me Wolvesin.
Ahmeti në ShBA kërkon mbështetje për njohje të reja dhe për ...
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të ...
Anulohen mbi 2 000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...
Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen...