Manchester United është dorëzuar për Frenkie de Jongun, i cili sipas të gjitha gjasave do të mbetet në Barcelonë.
“Djajtë e Kuq” e kërkuan vazhdimisht futbollistin holandez, por ai rezistoi me dëshirën e madhe për të qëndruar në “Camp Nou”.
Kohëve të fundit “në lojë” hyri edhe Chelsea, por as “Blues” s’arritën t’ia ndërronin mendjen ish-futbollistit të Ajaxit.
Sidfoqoftë, trajneri Erik ten Hag, i cili kishte punuar me futbollistin në Holandë, nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Trajneri holandez do t’ju kërkojë drejtuesve të klubit anglez që të tentojnë prapë për ta transferuar përfaqësuesin holandez në “Old Trafford”.
“Është e qartë, ne kemi nevojë për lojtarë kualitativë. Kemi nevojë për më shumë lojtarë për t’i mbuluar të gjitha ndeshjet dhe për ta ruajtur vazhdimësinë”, ka thënë Ten Hag, duke paralajmëruar se i duhen përforcime edhe në afatin kalimtar të janarit.
De Jong, nga ana e tij, do të mundohet ta bind trajnerin Xavi Hernandez se e meriton një vend titullari tek “Blaugrana”.
Nëse kjo nuk ndodh deri në hapjen e afatit të ri kalimtar, holandezi mund të vendosë të largohet nga gjiganti katalunas.
Picula demanton Vuçiqin: Nuk është e vërtetë që delegacioni ...
Rubio: Aleancat me partnerët evropianë janë ndërtuar mbi par...
Klopp thyen heshtjen pas spekulimeve se mund ta marrë drejti...
Trump tallet dhe kërcënon kryeministrin e Groenlandës: As nu...
Furnizimi me energji elektrike në vështirësi, KESCO sqaron s...
Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohen 8 persona, mes tyre efe...