Manchester United raportohet se ka vendosur të nxjerrë në shitje talentin e ri, Kobbie Mainoo, për të siguruar fonde të nevojshme për një rindërtim e skuadrës për edicionin e ardhshëm.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, drejtuesit e klubit e shohin shitjen e 19-vjeçarit si një mundësi për të financuar përforcimet e planifikuara në afatin kalimtar të verës që po vjen.
United është i bindur se kombinimi i largimeve të planifikuara dhe të mundshme do të sigurojë fondet e nevojshme për një investim të rëndësishëm në skuadër.
Përveç Mainoo, mes lojtarëve që mund të largohen janë edhe Victor Lindelöf, Casemiro, Christian Eriksen, Marcus Rashford dhe Antony.
Chelsea prej kohësh ka shfaqur interesim për mesfushorin qendror, por në garë për firmën e tij mund të hyjë edhe Bayern Munich.
Reprezentuesi i Anglisë ka qenë jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit për shkak të disa lëndimeve, me problemin e tij më të fundit që e la jashtë pas fitores 2-1 ndaj Leicester City në FA Cup.
Ndërkohë, skuadra e Ruben Amorim-it vazhdon të vuajë në pjesën e poshtme të tabelës, duke u renditur në vendin e 13-të me vetëm 37 pikë nga 29 ndeshje./rtk
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google
Qeveria e Shqipërisë e liron nga detyra Insidor Rexhepin, ca...
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...