Manchester United po punon për të përforcuar mesfushën në këtë afat kalimtar.
“AS” ka raportuar se klubi anglez ka nisur kontaktet për transferimin e Guido Rodriguezit nga Real Betisi, transmeton Gazeta Express.
Reprezentuesi argjentinas e pëlqen Premierligën dhe “Old Trafford” mund të jetë destinacioni i tij.
Sipas mediumit spanjoll, marrëveshja mund të mbyllet për 20 milionë euro.
28-vjeçari me Real Betisin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Manchester United ka shprehur interesim edhe për Adrien Rabiotin e Juventusit.
Mbetet të shihet nëse “Djajtë e Kuq” do të tentojnë transferimin e të dyve, apo Rodriguezin e shohin si alternativë nëse dështojnë me Rabiotin.
Qyteti i Sarajevës e angazhon një avokate në Milano për rast...
I kërcënoi me granatë dore policët, 1 muaj paraburgim të pan...
Interi humb mbi 65 milionë euro pas eliminimit të hershëm ng...
Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë m...
Glauk Konjufca: Takimet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore, jo...
Shoqëria civile letër partive politike që të shmangen zgjedh...