Manchester Unitedi është ndalur nga West Hami me një barazim 1:1 të mërkurën, por mbetet në pozitë ideale për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Talenti premtues Mason Greenwood e shpëtoi Unitedin nga humbja në Old Trafford me golin e tij në pjesën e dytë, pasi West Hami po fitonte pas golit të Michail Antonios nga penalltia.
Me këtë pikë, Unitedi ngrihet në pozitën e tretë në Premierligë, me pikë të barabarta me Chelsean, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, megjithatë.
Por Chelsea do të takohet me kampionin Liverpool sonte më vonë.
Ndërkohë, Leicester City ngel në pozitën e pestë me vetëm një pikë më pak se United, me të cilin takohet në ditën e fundit të sezonit.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mund ta arrijë kualifikimin edhe me barazim kundër Leicesterit pas katër ditëve.
Ndërkohë, West Hami i David Moyes e siguroi edhe matematikisht qëndrimin në Premierligë edhe për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet