Manchester City është skuadra tjetër që po ndjek mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, sipas Corriere dello Sport.
Agjenti i lojtarit ka zbuluar gjithashtu se për klientin e tij, ka interesim edhe nga Spanja, konkretisht Real Madrid, përcjell lajmi.net.
24 vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira te Napoli, që nga koha e transferimit nga Real Betis, në vitin 2018.
Real Madrid prej kohësh ka nisur të angazhohet për rikthimin e Ruiz në Spanjë.
“Është e vërtetë që Real Madrid ka treguar interesim, i kemi treguar Napolit”, ka deklaruar Alvaro Torres, agjenti i futbollistit.
Por, mediet në Itali tani japin edhe emrin e Manchester Cityt të Pep Guardiolas, që është vënë pas mesfushorit 24 vjeçar.
Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjes...
Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...