Kampioni në fuqi i Premierë Ligës ka humbur sërish pikë.
Manchester City ka pësuar një disfatë befasuese mbrëmjen e sotme (e martë) në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë kundër skuadrës së Newcastle United, shkruan portali arbresh.info.
Sergio Aguero zhbllokoi shifrat në stadiumin St James Park pas vetëm 24 sekondave për t’i dhënë një fillim perfekt “Qytetarëve”, por skuadra nën udhëheqjen e Pep Guardiolas nuk ishte në gjendje të mbajë epërsinë e tyre.
Nikoqirët barazuan shifrat për 1 me 1 në minutën e 66′ duke shënuar me anë të Salomon Rondon para se Matt Ritchie të përmbyste rezultatin me golin nga pika e bardhë për 2 me 1 në minutën e 80′.
Manchester City me këtë humbje i lë mundësi Liverpoolit për tu shkëputur derisa aktualisht kanë katër pikë më pak se “Redsat” me një ndeshje më pak, ndërsa Newcastle United tani qëndron në pozitën e 14-të me 24 pikë./arbresh.info/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit