Manchester City është afër nënshkrimit me mbrojtësin e krahut të majtë të Juventusit, Joao Cancelon.
Siç raporton gazeta portugeze Record, kampioni Premierë Ligës është afër nënshkrimit me futbollistin e talentuar të “Zonjës së Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Pep Guardiola ka pasur probleme për të gjetur një mbrojtës konsekuent të krahut të majtë gjatë kohës së tij te skuadra në Etihad dhe Oleksandr Zinchenko ka mbuluar këtë hapësirë për shkak se Benjamin Mendy ka qenë i lënduar.
Prandaj, trajneri i “Qytetarëve” ka kthyer tani vëmendjen te reprezentuesi 24-vjeçar i Portugalisë.
Kampioni i Anglisë raportohet se është i gatshëm për të ofruar 53 milionë funta./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit