Skuadra e Malishëvs nuk është fare e kënaqur me referimin në ndeshjen e tyre përballë Dukagjinit.
Dukagjini fitoi me rezultat minimal 1:0.
Sipas reagimit të klubit në Facebook, gjyqtari e ndaloi ndeshjen edhe pse kishte ende sekonda për t’u luajtur duke mos dhënë një faul në një pozitë të mirë për Malishevën.
“Në ndeshjen e sotme mes Dukagjinit dhe Malishevës gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu me një referim subjektiv dhe skandaloz ndëshkoi rëndë skuadrën tonë. Një skenë bizare ndodhi kur Mervani e përfundon ndeshjen në rastin vendimtar kur para zonës së rreptësisë faulohet ashpër lojtari ynë Drilon Hazrollaj, dhe në vend se të ndëshkoj me karton lojtarin e Dukagjinit, ai quditërisht e përfundon ndeshjen derisa ora tregonte edhe 35 sekonda lojë. Frika e tij se kjo gjuatje e lirë, nga një pozitë perfekte për të shënuar, mund të rezultonte në gol, ai merr vendimin më bizar që ka ndodhë në futbollin tonë duke e përfunduar lojën para kohe vetëm e vetëm që të mos realizohej gjuajtja e lirë”, thuhet në njoftim.
Ditë më parë edhe Prishtina ishte ankuar ndaj të njëjtit gjyqtarë./Arbresh.info/
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...