Portieri i Milanit, Mike Maignan, nuk do të mund të luajë në Botërorin e Katarit, që do të fillojë pas një muaji.
Kjo për shkak të lëndimit të tij në këmbë në ndeshjen e Francës ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve më 22 shtator, shkruan arbresh.info.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, njoftoi se portieri francez do të mbetet jashtë fushave të blerta të paktën edhe tre muaj, pra, deri në janar.
27-vjecari në këtë sezon me Milanin ka luajtur vetëm 7 ndeshje, ku ka zhvilluar paraqitje të mrekullueshme me pritje të shumta.
Botërori i Katarit do të fillojë më 20 nëntor dhe do të mbarojë më 18 dhjetor.
Ndërsa te Franca, pas lëndimit të Maignan, portieri dhe kapiteni i kombëtares, Hugo Lloris, pritet që sërish ta ketë vendin e padiskutueshëm në portën e “Gjelave”./arbresh.info/
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...