Maguire ankohet për referim të dobët, pas humbjes nga Franca

14:13 | 11 Dhjetor 2022
K.B

Harry Maguire ka kritikuar gjyqtarin Wilton Sampaio për ndarjen e drejtësisë, si shkak për humbjen e Anglisë në çerekfinale të Kupës së Botës, ndaj Francës.

“Mendoj se vendimmarrja e arbitrit gjatë gjithë lojës ishte vërtet e dobët. Ne qëndrojmë gjithmonë këtu, ne si lojtarë, kritikohemi, kështu që do të ishte mirë të shihje nëse ai del dhe thotë nëse ai ka pasur një lojë të mirë apo jo. Kishte kaq shumë vendime në atë pjesë të parë ku Franca bëri pesë, gjashtë gabime të hershme. Mendoj se Kane ishte jashtë zonës, por ishte një faull i qartë”, tha Magurire.

“Ai nuk e jep fillimisht penalltinë në pjesën e dytë. Ai ndaj Bukayo është një faull i qartë, që çoi në golin e tyre të parë. Prisnim që një gjyqtar të bëjë diçka të drejtë. Fatkeqësisht sonte, ai nuk bëri asgjë”, shtoi ai.

Maguire hyri në turne pasi mezi u paraqit për United këtë sezon, por u është përgjigjur kritikëve të tij me një sërë paraqitjesh mbresëlënëse, shkruan Goal.

Shpërndaje në rrjete sociale