
Lyon's French midfielder Nabil Fekir reacts after missing a goal during the French L1 football match between Olympique Lyonnais and OGC Nice, on May 19, 2018, at the Groupama Stadium in Decines-Charpieu near Lyon, central-eastern France. (Photo by PHILIPPE DESMAZES / AFP) (Photo credit should read PHILIPPE DESMAZES/AFP/Getty Images)
Serie A, La Liga dhe Premier League janë gati t’i rikthehen futbollit të luajtur, për të çuar deri në fund sezonin 2019-2020, të ndërprerë në fillim të marsit, për shkak të pandemisë globale Covid-19, por nuk ndodh e njëjta gjë me Ligue 1 në Francë.
Kjo pasi autoritetet atje vendosën ngrirjen e renditjes dhe mbylljen e parakohshme të sezonit, duke shpallur Paris Siant Germain kampione, ndonëse shumë klube, me në krye Lyonin, ishin kundër këtij vendimi.
Presidenti Aulas i quajti idiotë ata që vendosën për të mbyllur para kohe sezonin, ndërsa mbrëmjen e djeshme klubi francez u dërgoi autoriteteve një letër zyrtare, ku u kërkonte të rishikonin vendimin dhe të rikthenin futbollin.
Në letër klubi i Lyonit vë theksin te përmirësimi i situatës me pandeminë dhe shton se përderisa nga fillimi i qershorit lejohen stërvitjet e nga fillimi i korrikut edhe ndeshjet miqësore, nuk ka arsye pse të mos luhet për kampionatin.
Vendimi për ndaljen e futbollit është marrë më datën 30 prill, pas udhëzimeve të reja të qeverisë franceze, por tani shpresat për një hap pas janë rritur, duke qenë se në Francë ka rënë ndjeshëm numri i të prekurve të rinj nga Covid-19.
Me renditjen në momentin e ndërprerjes, Lyoni nuk do të mund të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupave të Europës, duke qenë se pozicionohej i shtati, ndërsa presidenti Aulas ngriti alarmin se në gusht për Champions do të jetë një garë e pabarabartë me Juven./Supersport/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...