Roma ka arritur të marrë një tjetër fitore në Serie A, këtë javë romakët mposhtën skuadrën e Cagliarit në udhëtim me rezultat 4-1.
Padyshim se një nga më meritori për këtë fitore është sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i cili arriti të shënoj dy gola, shkruan Arbresh.info.
Në një intervistë pas ndeshjes për DAZN belgu u deklarua për fitoren dhe foli për veten e tij.
Shumëkush këtë Romë po e quan ‘’Roma e Lukakut’’ por mendimin e njëjtë nuk e ka sulmuesi belg.
“Jo, Roma është Romë. Duhet të përmirësohemi, jemi në një pozitë të vështirë, por po rritemi. Ne duhet të bëjmë më mirë për tifozët dhe për qytetin”, tha Lukaku.
Ai foli edhe për mbështetësit dhe fitoren e Romës.
“Ne kemi një popull të tërë pas nesh. Jam i lumtur për fitoren”, shtoi belgu.
Më tutje ai shtoi edhe disa fjali për veten e tij dhe për të gjithë ata që e kanë kritikuar atë.
“Unë jam profesionist. Kam punuar këtë verë ndërsa njerëzit po flisnin. Unë tregoj se çfarë mund të bëj në fushë”, përfundoi Romelu Lukaku.
Deri në këtë fazë Lukaku ka arritur të shënoj shtatë gola gjithsej në të gjitha kompeticionet, pesë në Serie A dhe dy në Europa Ligë./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...