Google ADS

Luftëtarja e UFC-së, Amanda Nunes e gatshme të ndeshet me Jake Paul në një meç boksi

15:26 | 16 Dhjetor 2020

Luftëtarja e sporteve të përziera marciale, Amanda Nunes, ka thënë se do të ishte e gatshme që të zhvillojë një meç boksi me Jake Paul.

Kampionia e dyfishtë e UFC-së, e cila konsiderohet si femra më e mirë në histori të MMA, ia ka ofruar shërbimet e saj për t’u ndeshur me YouTuber-in e famshëm, transmeton Telegrafi.

Qëkur e nokautoi Nate Robinsonin në muajin e kaluar, Paul është përpjekur vazhdimisht që të sigurojë një duel me Conor McGregorin.

Mirëpo, presidenti i UFC-së ka konfirmuar se ka zero shanse që sensacioni i internetit të përballet me irlandezin në një të ardhme të afërt.

Pas disa publikimeve ngacmuese të 23-vjeçarit kundrejt McGregor, White ka thënë për TMZ: “Jam duke menduar ta lejoj Amanda Nunesin që ta nokautojë”.

Pasi e ka dëgjuar planin e kreut të UFC-së, braziliania që njihet me nofkën ‘Luanesha’, ka thënë se është gatshme të përballet me Jake Paul./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale