AC Milani ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin Lucas Paqueta nga Flamengo për një tarifë prej 35 milionë euro.
Reprezentuesi brazilian ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Rossonerët” dhe do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij të rinj në stërvitje nga e hënë pas pushimit në mes të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo kishte konfirmuar tetorin e kaluar se një marrëveshje është arritur mes tyre dhe Flamengos, megjithëse ata është dashur të presin deri në rihapjen e merkatos në janar për të finalizuar transferimin e tij.
21-vjeçari ka shënuar 10 gola brenda 32 paraqitjeve në vitin 2018, ku Flamengo përfundoi në pozitën e dytë në tabelë prapa Palmeiras.
Lojtari do të prezantohet të martën e ardhshme./arbresh.info/
https://twitter.com/acmilan/status/1081236944351387648
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s