Para pak ditësh, Cana u vlerësua me çmimin “Albanian Sports Ambasador”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në lartësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, përmes futbollit. Ndër të tjera, 35-vjeçari tregoi edhe për jetën që po bën në Shqipëri, ku është vendosur prej një viti:
“Është një kënaqësi. Unë kam pak kohë që jetoj në Shqipëri dhe është një diferencë shumë e madhe kur jeton jashtë dhe vjen, se sa kur je këtu. Ne që kemi jetuar jashtë, me aq sa mundemi, bëjmë gjithçka për një përfaqësim sa më dinjitoz të vendit tonë. Arti, sporti e kultura ta japin këtë mundësi”, ka thënë Cana, transmeton telesport.al.
Në fund të intervistës radiofonike, Lorik Cana zbuloi një informacion shumë interesant, që ka të bëjë me të. Në fund të këtij viti do të kemi mundësinë të shikojmë një film-dokumentar, të realizuar nga një regjizor shqiptar, që prej kohësh punon edhe si gazetar sportiv, dhe e njeh më së miri ish-kapitenin kuqezi. Ky dokumentar pritet të jetë 1 orë e 30 minuta i gjatë. Titulli nuk i është vendosur zyrtarisht këtij produksioni autobiografik, por mendohet të quhet thjesht “Lorik”.
Intervistën e plotë mund të ndiqni në videon e mëposhtme.
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë