Ish bashkëlojtarët te Juventusi janë vazhdimisht në kontakt me Paul Pogban rreth largimit nga Manchester United dhe rikthimit në Torino.
‘Tuttosport’ thotë se Pogba mund të siguroj transferimin tronditës në Serie A derisa Juventusi vazhdon të kërkoj për një tjetër yll të klasit botëror për të shtuar në skuadrën e tyre pas transferimit të Cristiano Ronaldos për 110 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Po ashtu, tani është zbuluar se Pogba vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Paul Pogban, Andrea Barzaglin dhe Giorgio Chiellinin, të cilët janë të gjithë duke shpresuar në rikthimin e francezit.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri vazhdon të jetë një tifoz i madh i Pogbas dhe ai do të ipte dritën e gjelbër te bordi i Juves për të sjellë mesfushorin sërish në Itali.
Blaise Matuidi, i cili ka luajtur së bashku me Pogban në Kampionatin Botëror, i ka thënë lojtarit të Manchester United pas finales të së dielës: “Ju duhet të riktheheni, ju duhet të riktheheni sërish”./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane