Mbrojtësi i majtë brazilian, Fernando Augusto – Fernandinho nuk është më pjesë e skuadrës llapjane KF Llapi.
Lajmin për ndarjen e palëve e ka dhënë skuadra bardhekaltër, duke falënderuar brazilianin për kontributin e dhënë dhe duke i uruar suksese në aventurat e reja në karrierën e tij.
29-vjeçari brazilian ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion për Llapin, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë./Arbresh.info/
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
KF Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me mbrojtësin e majtë, Fernando Augusto – Fernandinho.
Fernandinho u paraqit për klubin tonë në gjithsejt 34 paraqitje duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asistime.
Fernandinhos i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës si dhe e falenderojmë për kontributin e dhënë për klubin tonë gjatë këtij edicioni.
KDI mban sot konferencën për medie
NASA hapi sondën me mostra të një asteroidi të rrezikshëm, ç...
Cityt i prishet aeroplani, lojtarët do të udhëtojnë me autob...
Procesi i Berlinit dhe sfidat e integrimit në BE të vendeve ...
Kuvendi i Kosovës mbanë sot seancë plenare
Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira