Java e 15-të në elitën e futbollit kosovar do të nisë me një super ndeshje.
Dy pretendentët për titull të kampionit, Llapi dhe Drita do të përballen me njëra tjetrën.
Ndeshja që do të zhvillohet në Zahir Pajaziti do të vendos shumëçka, pasi një humbje eventuale e njërës nga këto skuadra në këtë takim do të bënte që të mbetnin mbrapa garës për titull.
Llapi në këtë takim vije pas fitores së madhe dhe tejet të mundimshme në Ferizaj 0-1.
Në anën tjetër Drita mori pesë fitore radhazi, ndërsa në takimin e fundit u mposht në shtëpi të saj nga Liria 0-1.

Takimi i parë i këtyre dy skuadrave në Gjilan këtë edicion i takoi Llapit që triumfoi me rezultat 1-2.
Stadiumi Zahir Pajaziti në Podujevë pritet të jetë i stërmbushur nga tifozët që pritet ta ndjekin nga afër këtë takim.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin Përparim Thaçi në Prizren.
Liria që së fundmi morri një tre pikësh të artë te Drita, do të jetë nikoqire e Flamurtarit.
Prizrenasit kanë nevojë të madhe për pikë pasi aktualisht janë në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 13 pikë pas 14 javëve.
Në anën tjetër Flamurtari ka grumbulluar 22 pikë dhe nga takimi në Prizren synon të mos mposhtet. /Telegrafi/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...