Liverpooli ishte shumë afër për të realizuar golin e epërsisë në Manchester City mbrëmjen e sotme (e enjte).
Sadio Mane goditi shtyllën dhe top i kthyer prapa në zonë ishte afër Mohamed Salahs, transmeton portali arbresh.info. Goditja e tij ishte larguar nga John Stones para Edersonit dhe topi u kthye prapa duke kaluar linjën e golit në shikim të parë.
Por, me shfrytëzimin e teknologjisë për linjë të golit nga Premierë Ligë, goli nuk u vlerësua.
Gjyqtari Anthony Taylor në fund vendosi se nuk është gol dhe më vonë u konfirmua edhe nga sistemi se topi ishte 11mm larg për të kaluar linjën plotësisht.
Në fund të pjesës së parë, Liverpooli e pësoi një gol pas goditjes nga Sergio Aguero nga afërsia.
Sidoqoftë, tifozët kanë reaguar duke fajësuar teknologjinë e linjës së golit.
“Për mua ishte gol. City ndali teknologjinë e linjës së golit”, ka shkruar njëri në rrjete sociale.
Një tjetër shtoi: “Peticion për të ndryshuar sistemin operues të teknologjisë së linjës së golit”
“Teknologjia e linjës së golit është thjeshtë një mashtrim”, shtoi personi i tretë./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër