Liverpooli që janë liderë të Ligës Premier, janë pajtuar që ta lirojnë Xherdan Shaqirin, duke ia ulur edhe çmimin.
Sipas mediave anglez drejtuesit e klubit e kanë ulur dëmshpërblimi, duke e zbritur në 20 milionë euro.
Fillmisht ishin kërkuar rreth 30 milionë euro për anësorin shqiptar.

Roma vazhdon ta kryesojë garën, por aty janë edhe Galatasaray, Sevilla e CSKA Moska që e pëlqejnë shqiptarin.
Shaqiri 28-vjeçar këtë stinor ka luajtur dhjetë ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar një gol, por ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime.
Ai te Liverpooli kaloi në vitin 2018, kur u transferua nga Stoke City për 14.7 milionë euro, ndërsa ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. /Telegrafi/
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...