Liverpool ka dhuruar një tjetër performancë mbresëlënëse në ndeshje miqësore.
Finalistët e Ligës së Kampionëve të edicionit të kaluar kanë arritur të mposhtin 5:0 skuadrën e Napolit.
Milner e hapi serinë e golave në minutën e 4’, për të vazhduar Wijnaldum në minutën e 9’ që shënoi për 2:0.
Në fillim të pjesës së dytë, Salah mori një harkim të mirë nga Shaqiri, dhe falë pakujdesisë së mbrojtjes së Napolit, shënoi për 3:0.
Nuk vonoi shumë dhe Liverpool shënoi edhe golin e katërt në minutën e 73’ me anë të Sturridge, ndërsa në minutën e 78’, Moreno vendosi rezultatin përfundimtar, kur shënoi për 5:0.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...