Liverpooli ka vazhduar me formën perfekte duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në Premierë Ligë këtë edicion nga pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani.
“Redsat” kanë mposhtur me rezultat 2 me 1 gjigantin anglez Tottenham Hotspur në derbin e zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë) si mysafirë në Wembley, shkruan portali arbresh.info.
Dominimi i skuadrës së Jurgen Klopp ishte i pranishëm gjatë gjithë ndeshjes, madje gjithçka ishte e qartë që në minutat e parë kur ata realizuan pas vetëm 30 sekondave lojë, por ky gol u anulua për shkak se u vlerësua nga gjyqtari si pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, rezultati i zhbllokua ende pa u mbyllur pjesa e parë e takimit. Ishte minuta e 39′ kur mesfushori Georginio Wijnaldum realizoi me kokë për 1 me 0, gol që u vërtetua me anë të teknologjisë së linjës së golit për shkak se portieri kishte larguar topin vetëm disa centimetra pasi kaloi vijën.
Roberto Firmino u përkujdes për të dyfishuar shifrat në pjesën e dytë duke shënuar për 2 me 0 me lehtësi nga afërsia në minutën e 54′ të takimit.
Rezultati u ngushtua në minutën e tretë të kohës shtesë përmes Erik Lamelas, por skuadra nën udhëheqjen e gjermani arriti të ruaj epërsinë.
Xherdan Shaqiri startoi ndeshjen nga bankina dhe nuk u inkuadrua në fushë për asnjë minutë të vetëm.
Liverpooli vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 15 pikë nga 15 të mundshme, ndërsa Tottenhami qëndron në pozitën e pestë me 9 pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...