Liverpooli në formë spektakolare në triumfuar në Anfield sot (e martë) ndaj Swanseas.
“Redsat” kanë regjistruar fitore me rezultat të thellë 5 me 0 para tifozëve të tyre në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 15-të në Premierë Ligë shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori brazilian Philippe Coutinho realizoi golin e epërsisë nga distanca në minutën e 6′ të ndeshjes së tij të 200-të nën fanellën e Liverpoolit.
Në pjesën e dytë, skuadra e trajnerit Jurgen Klopp ishte e pandalshme duke realizuar katër gola të njëpasnjëshme. Shënjestra e Barcelonës, Philippe Coutinho asistoi në golin e Roberto Firminos që dyfishoi epërsinë në minutën e 52′.

Liverpooli realizoi më pas dy gola të shpejta pas më shumë se një ore lojë në Anfield. Trent Alexander Arbnold shënoi për 3 me 0 në minutën e 65′, një minutë para golit të dytë personal në këtë ndeshje nga Roberto Firmino.
Sidoqoftë, “Redsat” nuk u ndalën me kaq dhe arritën sërish të shënojnë ndaj Swanseas që është formë të tmerrshme. Ish ylli i Arsenalit, Alex Oxlade Chamberlian realizoi golin e pestë dhe të fundit në këtë ndeshje vetëm shtatë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit (83’).
Liverpooli tani ka 38 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt, ndërsa Swansea vazhdon qëndrimin në fund të tabelës me vetëm 13 pikë./arbresh.info/
Shikoni pesë golat ndaj Swanseas:
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës