Braziliani do të largohet nga Chelsea gjatë verës dhe interesim për të kanë shfaqur edhe Juventusi e Barcelona.
Liverpooli është futur në garë për transferimin e Willianit.
Futbollisti brazilian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe pritet të largohet prej aty.
Dhe, e përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se kampioni aktual evropian dhe botëror i ka nisur tashmë bisedimet me mesfushorin ofanziv brazilian, përcjell “Gazeta Express”.
“Reds” janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një kontratë të kënaqshme, gjë të cilën nuk po e bëjnë edhe “Blues”.
Gjithashtu, interesim për Willianin thuhet se kanë shfaqur edhe Juventusi dhe Barcelona.
Përfaqësuesi brazilian është i vendosur të vazhdojë të luajë në futbollin evropian.
Ai ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Premierligës në vitet e fundit.
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...