Klubi anglez, Liverpooli thuhet se po shikon një lëvizje në janar për mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaba.
Austriaku thuhet se ka refuzuar ofertën e një kontrate të re në Bayernin dhe mund të vendoset të ndjekë hapat e mesfushorit Thiago Acantara.
Sipas gazetës Bild, Bavarezët nuk kanë arritur të bien dakord rreth një marrëveshje me mbrojtësin pas raundit të tyre të fundit të negociatave.
28-vjeçari, i cili mund të luaj si qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë dhe në mesfushë, është në listën e ngushtë të Reds për ta transferuar në Anfield.
Përfaqësuesi i Austrisë është jashtë kontratës verën e ardhshme dhe mund të largohet si transferim falas në atë moment.
Ai mund të nënshkruajë edhe një para-kontratë me ndonjë klub të huaj që nga muaji janar. /Telegrafi/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj