Liverpooli luan si mysafir Burnleyt në ‘Turf Moor’, në sfidën e parafundit sezonale të Ligës Premier.
Redsat ndodhet në vend të pestë në renditje me 63 pikë, tri më pak se Leicester City dhe në rast fitoreje do të ngriten në pozitën e katërt në tabelë, për shkak të rezultatit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella.
Burnley e ka siguruar qëndrimin në elitë dhe nuk ka ndonjë objektiv në këtë takim.
Trajneri Jurgen Klopp i ka përgatitur taktikat për të dalë fitues përballë homologut të tij në skuadrën kundërshtare, Sean Dyche.
Formacioni startues i Burnleyt: Norris; Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor; Brownhill, Cork, Westwood, McNeil; Wood, Gudmundsson.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, R.Williams, Phillips, Robertson; Thiago, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Sadio Mane.
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës