Klubi anglez, Liverpooli i është bashkuar interesit për mbrojtësin turk të Juventusit, Merih Demiral.
Demiral ka treguar potencial të madh te Juventusi, por nuk ka arritur të bëhet titullar fiks në formacion.
Kjo situatë e tij ka bërë që klubet evropiane të mendojnë transferimin e tij, ndërsa edhe Juventusi do lejonte largimin e tij për një ofertë të duhur.
Sipas mediumit italian TuttoJuve, Liverpooli po shqyrton transferimin e Demiralit në verë.
Reds po mendohen tashmë nëse duhet të provojnë dhe të nënshkruajnë qendërmbrojtësin turk në afatin e radhës.
Evertoni dhe Tottehami po drejtojnë ndjekjen për nënshkrimin e tij, ndërsa ka konkurrencë edhe nga Manchester City.
Është pohuar gjithashtu se ndërsa ka interes të fortë nga e gjithë Evropa për Demiral, asnjë ofertë zyrtare nuk është paraqitur ende.
? | Liverpool are considering whether to move for Juventus defender Merih Demiral.
[TuttoJuve] pic.twitter.com/SjQcnbyRId
— The Anfield Buzz (@TheAnfieldBuzz) April 30, 2021
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...