Liverpooli është në kërkim të një qendërmbrojtësi

13:38 | 13 Janar 2021

Liverpooli është në kërkim të një qendërmbrojtësi pasi ka shumë probleme në këtë repart.

Në ndeshjen ndaj Southamptonit, Klopp u detyrua që t’i aktivizoj mesfushorët në këtë rol për të mbuluar boshllëkun e lënë.

“Le10Sport” shkruan se kampionët në fuqi të Premierligës janë duke shikuar në Francë për mbrojtësin e Lens, Loic Bade.

20 vjeçari është ndjekur në vazhdimësi nga Klopp dhe skuadra do të tentoj ta transferoj në afatin kalimtar të janarit.

20-vjeçari u bashkua me klubin e Ligue 1 nga Le Havre verën e kaluar dhe ka qenë një shtyllë kryesore në mbrojtje këtë sezon, duke bërë 16 paraqitje.

Bade është i kontraktuar në Lens deri në vitin 2023 por Liverpool po punon për të bërë një ofertë për francezin, i cili është gjithashtu një objektiv i AC Milan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara