Sulmuesi i Ajaxit, holandezi Quincy Promes po tërheq interesim të madh të gjigantëve nga Liga Premier.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, Liverpooli dhe Arsenali janë duke shikuar me vëmendje paraqitjet e sulmuesit anësor holandez.
Promes ka qenë në radarin e Liverpoolit për një kohë të gjatë dhe madje ishte i lidhur edhe me një transferim në Anfield tre vjet më parë.
Me Sadio Manen që do të luaj në Kupën e Kombeve të Afrikës, raportet e mediave sugjerojnë ish-ylli i Spartak Moskës pritet të jetë një objektiv i madh në janar.
Madje edhe më parë, Jurgen Klopp ishte i interesuar të bashkohej me Promes gjatë kohës së tij me Borussia Dortmund.
Në anën tjetër, Topçinjtë gjithashtu kanë nevojë për të shtuar opsionet sulmuesi dhe ylli i Ajaxit shihet si ideal për lojën e tyre.
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë