Liverpooli raportohet të jetë shumë afër marrëveshjes me Real Madridit që do t’i lejoj atyre të nënshkruajnë me talentin e ri spanjoll Dani Ceballos.
Ylli i Spanjës U21 aktualisht është duke luajtur si një i huazuar te Real Betisi për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton portali arbresh.info. Por, lojtari vështirë se do të siguroj një pozitë në formacionin startues të Real Madridit sezonin e ardhshëm.
‘Mirror’ raporton që Liverpooli do të ofrojë rreth 40 milionë euro për të siguruar nënshkrimin me të.
Edhe pse klube të mëdha, si Juventusi, vazhdojnë të shfaqin interesimin për të nënshkruar me talentin e ri, ato nuk pritet të plotësojnë çmimin e kërkuar nga Real Madridi.
Prandaj, Liverpooli udhëheq garën për shërbimet e tij dhe është favorit për të nënshkruar me të./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje