Newcastle United dhe Liverpool janë ndarë në paqe në takimin e vlefshëm për javën e shtatë në Ligën Premier pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.
Skuadra e Jurgen Kloppit nuk po arrin të gjej vazhdimësi në këtë fillim sezoni në kampionatin anglez, ndërsa Newcastle po tregon lojëra të mira.
Pjesa e parë e takimit ishte shumë energjike dhe me shumë raste të krijuara, ku dy prej tyre përfunduan në gol, me secilën skuadër nga një.
Të parët në epërsi kaluan Liverpooli me anë të Philippe Coutinhos, i cili shënoi për 1-0 një supergol nga distanca në minutën e 29 të takimit.
Newcastle United gjeti golin e barazimit 1-1 në minutën e 36-të me anë të sulmuesit Joselu, i cili shënoi me ndihmën e mbrojtësit Joel Matip dhe dërgoi skuadrat në pushim me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, pati më pak raste dhe ritëm të ndeshjes, me dy skuadrat që ishin të matura dhe kërkon golin e epërsisë në rast gabimi të ndonjërës skuadër.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të gjej golin në këtë pjesë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë 1-1.
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...