Liverpool ka vazhduar me fitore, duke e mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Champions League.
“The Reds” morrën fitoren e pestë radhazi, duke e mposhtur Fulham me rezultat minimal 1:0.
Skuadra e Jurgen Klopp menduan se kishin gjetur golin e parë në pas 10 minutave lojë, kur Trent Alexander-Arnold gjuajti nga largësia, por goditja e tij nuk shkoi në kuadrat të portës.
Fulham filloi të përmisohej me kalimin e minutave të pjesës së parë, por londinezët nuk krijuanmundësi shënimi me cilësi të lartë.
Fati i tyre do të kthehej në 10 minutat e fundit të pjesës, pasi Issa Diop rrëzoi Darvin Nunez në zonë, duke e detyruar arbitrin t’u jepte Liverpoolit një goditje nga pika e bardh.
Mo Salah nuk pati problem ta dërgojë në portë, për rezultatin 1:0, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Liverpool gjendet në vendin e pestë me 59 pikë, derisa Fulham janë në vendin e 10-të me 45 sosh./Arbresh.info/
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet