Real Madrid-i dhe Liverpool janë të gatshëm të garojnë për shërbimet e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe në verën e vitit 2021.
“Los Blancos” që dy vite janë të lidhur me francezin, që ka refuzuar të rinovojë kontratën me “Parisienët”, transmeton portali arbresh.info.
Ish ylli i Monaco-s i ka bërë me dije bordit se do largohet verën e ardhshme, derisa PSG kërkon rreth 150 milionë euro.

Sipas L’Equipe, Liverpool është gjithashtu i interesuar për Mbappe dhe do provojë ta sjellë në “Anfield”.
Jurgen Klopp e ka përforcuar skuadrën me Thiago Alcantara-n, sidoqoftë njëri nga dy yjet Sadio Mane ose Mohamed Salah mund të largohet verën e ardhshme, andaj Mbappe-n e sheh si pasuesi adekuat./arbresh.info.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë