Liverpool ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup, pasi ka eliminuar Norwichin me rezultat 5-2.
The Reds kaluan në epërsi pas 16 minutash lojë me golin e Curtis Jones, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa Gibson barazoi gjashtë minuta më vonë për mysafirët.
Nunez riktheu epërsinë e Liverpoolit në minutën e 28-të.
Diogo Jota realizoi golin e tretë për ‘The Reds’ në minutën e 53-të.
Teksa Van Dijk 10 minuta më vonë u përkujdes për golin e katërt të Liverpoolit.
Ndërkohë Sainz në minutën e 69-të ngushtoi epërsinë në 4-2.
Gravenberch talenti i Liverpoolit në minutën e pestë të kohës shtesë i dha vulën kësaj loje kur realizoi për 5-2.
Liverpool në 1/8 e finales do të presë fituesin e ndeshjes Watford-Southamphton./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin