Liverpooli ka arritur të mposhtë Bournemouthin me rezultat 2-1, në kuadër të 1/8 të finales në Efl Cup.
Gapko në minutën e 31-të i dha epërsinë fillestare Liverpoolit, shkruan Arbresh.info.
Teksa Kluivert barazoi rezultatin në minutën e 64-të.
Nuk vonoi shumë dhe në skenë u shfaq Darwin Nunez që ktheu epërsinë vetëm pas 6 minutave, pas golit të realizuar nga vendasit.
Kështu Liverpooli u kualifikua në mesin e tetë më të mirave të këtij kompeticioni.
Fitore arriti edhe Chelsea që mposhti Blackburnin me rezultat 2-0.
Badiashile në minutën e 30-të dhe Raheem Sterling në minutën e 59-të, ishin realizatorët e dy golave në fitoren e Chelseat.
Chelsea dhe Liverpool iu bashkangjiten edhe Newcastle, Everton, West Ham, Middlesbrough, Fulham dhe Port Vale, në mesin e tetë më të mirëve në këtë garë./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...