Lista e 28 lojtarëve të Argjentinës për Kupën e Botës

12:29 | 8 Nëntor 2022
K.B

Lionel Scaloni duhet t’i zgjidhë edhe disa detaje në listën e të ftuarve për Kupën e Botës.

Mediumi “TycSports” raporton se selektori i Kombëtares së Argjentinas është në pritje të rezultateve të disa prej lojtarëve të lënduar.

Giovani Lo Celso është ende i lënduar për shkak të një tërheqjeje muskulore, të cilën e kishte pësuar kah fundi i tetorit në ndeshjen Betis – Athletic Bilbao.

Edhe prezenca e Paulo Dybalas, i lënduar në kofshën e majtë më 12 tetor, është në dyshim të madh.

28 lojtarët e ftuar tek Argjentina:

Portierë: Emiliano Martínez, Geronimo Rulli, Franco Armani

Mbrojtës: Nahuel Molina, Gonzalo Montiel, Cristian Romero, German Pezzella, Nicolas Otamendi, Lisandro Martínez, Marcos Acuna, Nicolas Tagliafico, Juan Foyth

Mesfushorë: Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Giovani Lo Celso, Alexis Mac Allister, Guido Rodriguez, Alejandro Gomez, Enzo Fernandez, Exequiel Palacios

Sulmues: Lionel Messi, Angel Di Maria, Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Paulo Dybala, Nicolas Gonzalez, Joaquin Correa, Angel Correa.

Shpërndaje në rrjete sociale