Liridon Kukaj sot është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 38-vjeçare, duke zhvilluar ndeshjen e fundit të karrierës me klubin KF KEK-u.
Qendëmbrojtësi, Kukaj sot zhvilloi ndeshjen e tij të fundit të karrierës së tij në ndeshjen e Kupës së Kosovës me skuadrën e KEK-ut kundër Trepçës, të cilën e fituan me rezultat 1-0.
Pensionimin e tij e ka bërë të ditur drejtori i klubit, Enis Nasufi, i cili ka publikuar një fotografi me Kukajn në rrjetin social “Facebook”.
“Elektricistët” i kanë bërë dhuratë një fanellë me numrin e tij si shenjë falënderimi për kontributin e tij në vitet e fundit në klub.
Kukaj ka një karrierë të bujshme në futbollin e Kosovës, pasi ka luajtur për klube të ndryshme, ndërsa ka luajtur edhe në Shqipëri te Vllaznia e Shkodrës dhe tashmë klubi i shuar, Gramozi.
Ai momentet më të mira të karrierës i kaloi me Prishtiunën, me të cilën fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës./Arbresh.info
Bislimi i reagon Vuçiqit: Propagandë e pastër
Loriana Kuka ia siguron një medalje Kosovës nga Taxhikistani
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah ju...
Inhalim nga kosherja e bletëve- mrekullia e mjekësisë altern...
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin