Liria ka mposhtur Ulpianën me rezultat bindës 3:0, për të arritur në finale të barazhit.
Liria kaloi në epërsi që në minutën e katërt, me anë të Edmond Likaj, i cili po ashtu pati ndihmën e një devijimi.
Petrus Megameno e dyfishoi epërsinë e Lirisë në fund të pjesës së parë, Diellor Beseni mbylli dilemën e fituesit duke e shënuar golin e tretë në minutën e 52.
Ulpiana arriti ta ngushtoj epërsinë, por goli i Gentian Eminit erdhi shumë vonë për të ndikuar në rezultatin e përgjithshëm.
Liria do ta mësoj kundërshtarin për inkuadrim në Superligë nesër, kur zhvillohet xhiroja e fundit.
Ferizaj apo Trepça ’89 do të jenë kundërshtarët e Lirisë.
Si Ulpiana ashtu edhe Liria dolën nënkampione të grupeve të tyre në Ligën e Parë./Arbresh.info/
Dalin detajet e para të gjendjes së Asencios pas dëmtimit të...
Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohe...
Kompletohen skuadrat e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ...
Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin dhe grupin e PS, prit...
Deponohen para të falsifikuara, banka raporton rastin
Drita kërkon historinë sonte në Slloveni ndaj Celjes