Prokurori publik i Spanjës ka rënë dakord për të lejuar yllin e Barcelonës dhe babain e tij të paguaj gjobë në vend të që të shkoj në burg për rolin e tij në mashtrimin tatimor prej 4.1 milionë euro.
Lionel Messi është shpallur fajtor për mashtrimin tatimor ndaj autoriteteve spanjolle për 4.1 milionë euro së bashku me babain e tij, por mungesa e shkeljeve në të kaluarën dhe fakti që ata kanë rënë dakord të paguajnë të hollat e pranuar do të thotë që dënimi origjinal do të braktiset, transmeton portali arbresh.info.
Nën ligjin spanjoll, Messi nuk do të ketë nevojë të qëndroj prapa grilave për një kohë aq të shkurtër duke marrë parasysh që çdo dënim nën dy vite burg mund të paguhet me të holla.
Bazuar në ‘El Mundo’, lojtari do të paguaj 250 mijë euro, ndërsa babai i tij do të paguaj 180 mijë euro.
Kjo vjen pavarësisht faktit që Gjykata Supreme tërhoqi dënimin e Messit me 21 muaj burg dhe reduktoi dënimin e babait të tij në vetëm 15 muaj gjatë muajit maj./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...