Lewandowski: Real Madridi ishte interesuar për mua, por kur erdhi Barca tek unë, ishte opsioni i vetëm për mua

15:11 | 8 Gusht 2022
KRG

Sulmuesi më i ri i Barcelonës, Robert Lewanowski ka folur për në lidhje me klubin e tij të ri.

Lewandowski ka thënë se në karrierën e tij, i duhej një ndryshim të ambientit.

Ndërsa ka shtuar se është duke i pëlqyer shumë ambienti tek skuadra spanjolle.

33-vjeçari ka bërë të ditur se interesim për të kanë shprehur edhe rivalët e katalunasëve, mirëpo opsioni i vetëm dhe më i dëshiruar ishte Barcelona.

“Më parë ka pasur bisedime me Real Madridin, por ato nuk çuan në asgjë, gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga. Kur Barça erdhi tek unë, ishte opsioni i vetëm për mua, nuk isha i interesuar për ndonjë ofertë tjetër”, tha Lewandowski.

Në ndeshjen e fundit të Barcelonës ndaj Puma, polaku arriti të shënojë golin e tij të parë në minutën e 3-të të ndeshjen me fanellën e Barcelonës dhe siç shihet, ai do të shkëlqejë në sezonin e ri të La Ligës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale