Polonia ka shënuar fitore ndaj Suedisë me rezultat 2-0 në finalen e play-offit nga kontinenti evropian.
Suedia e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar dy herë në start me Alexander Isak dhe Emili Forsberg, por pa sukses.
Polakët edhe pse vendas nuk rrezikuan asnjëherë në pjesën e parë.
Dejan Kulusevski me të filluar pjesa e parë ka mundur ta kalojë në epërsi Suedinë, por as sulmuesi i Tottenham nuk ishte i saktë,
Në momentin e parë të rrezikshëm Polonia fitoi penallti në minutën e 50-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Robert Lewandowski që shënoi për 1-0.
Forsberg ishte afër të barazonte, por nuk u koordinua në fund mirë me goditjen.
Në minutën e 73-të, Polonia shtoi epërsinë, kur Piotr Zielinski ishte i saktë për 2-0.
Polakët deri në fund kishin edhe tre raste të mira për të shtuar epërsinë, por që nuk ishin të saktë në momentet e fundit.
Suedia e futi në lojë Zlatan Ibrahimovicin në minutën e 80-të, por ai nuk mundi të ndryshojë asgjë.
Pas fishkëllimës së gjyqtarit, filloi festa e polakëve që sigurojnë një biletë për Katar 2022. /Telegrafi/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...