Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri shfaqi klasin e tij duke treguar aftësitë e tij të shkëlqyera në një moment të jashtëzakonshëm derisa skuadra e tij vazhdoi tutje në Evropë.
“Zonja e Vjetër” ka luajtur mbrëmjen e së martës në Torino kundër Atletico Madridit dhe kishte një detyrë mjaftë të vështirë për tu rikthyer nga disavantazhi prej 2 me 0 nga takimi i parë në xhiron e 1/8-ës në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
I gjithë fokusi ishte te Cristiano Ronaldo i cili ishte i obliguar për të ndryshuar gjërat dhe këtë e realizoi duke shënuar hat-trick për t’i siguruar Juves fitoren me rezultat 3 me 0 dhe për të vazhduar tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2 duke u kualifikuar në çerekfinale.
Në një moment gjatë ndeshjes kur topi kaloi vijën anësore, Allegri prodhoi një moment magjik që vështirë se keni parë ndonjëherë duke kthyer topin në formë të bukur te një lojtar i Juves.
Trajneri italian personifikon thënien “klasi është i përhershëm” dhe synon t’i jap fund pritjes së klubit për një trofe evropian në muajin maj./arbresh.info/
(Shikoni këtu ose më poshtë pasimin perfekt nga Allegri)
La classe de Allegri… pic.twitter.com/0PimAaLfqn
— Simone Rovera (@SimoneRovera) March 12, 2019
https://twitter.com/SeanGabriel83/status/1105579182355083266
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...