Levante është mposhtur me rezultat të thellë 0 me 5 nga Atletico Madridi.
Nikoqirët i dhuruan epërsinë me një autogol skuadrës së Diego Simeones, e cili realizoi më pas katër gola në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Kevin Gameiro, i cili realizoi dy gola (29′) (59′) dhe krijoi një asistim, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. 30-vjeçari është vlerësuar me notën 9.9 për paraqitjen impresive ndaj Levantes.
Lexo edhe: Çbllokohet Atletico,pesë gola në fitoren ndaj Levantes
Ylli tjetër në front i Atleticos, Antoine Griezmann është vlerësuar me notën 9.8. Reprezentuesi i Francës ka realizuar gjithashtu dy gola dhe ka krijuar një asistim në këtë takim.
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi është lojtari me notën më të lartë te skuadra e Levantes. Reprezentuesi i Maqedonisë që ishte starutes në këtë ndeshje është vlerësuar me notën 6.6.
Mbrojtësi i Levantes, Rober Pier është lojtari me notën më të dobët (5.3)./arbresh.info/

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit
Sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rama: Shqipëria do ta listoj...
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...