Edhe një lojëtar i lënduar i Barcelonës. Listës i është bashkuar edhe Franck Kessie, i cili do të mungojë së bashku me disa emra të tjerë të rëndësishëm.
Xavi Hernandez po përballet me një kokëçarje në javët e fundit lidhur me futbollistët e lënduar dhe situata nuk po përmirësohet.
Mesfushori Kessie është lojtari që u lëndua në stërvitjet e ditës së mërkurë.
Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se 25-vjeçari e ka lënduar një muskul të kofshës së djathtë dhe akoma nuk dihet kohëzgjatja e saktë e mungesës.
Para njoftimit për futbollistin nga Bregu i Fildishtë, u bë e ditur se edhe Andreas Christensen do të mungojë për një kohë të pacaktuar.
Ndërsa, futbollistët tjerë që nuk mund të luajnë aktualisht janë: Ronald Araujo, Jules Kounde, Hector Bellerin, Frenkie de Jong e Memphis Depay.
Rinumërimi prek votat e kandidatëve për kryeministër, kush f...
“Ti nuk ke mend!”, Benita shpërthen ndaj Albës
Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu
Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiat...
“O Miss Botoksi, sa lekë ke dhënë për ta fituar Missin”, Ina...
Vetëm pesë minuta më shumë aktivitet ndikojnë në jetëgjatësi...