Leipzig shkarkon trajnerin

10:50 | 7 Shtator 2022
Emir Abduramani

Klubi gjerman, RB Leipzig, sot në mëngjes ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin e tyre, Domenico Tedesco.

Shkarkimi i tij vie pas rezultateve jo të mira në këtë fillim të sezonit.

‘Vulën’ këtij shkarkimi ia dha humbja ‘turpëruese’ mbrëmë në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk në Champions Ligë, 1-4.

1

Tedesco është në krye të Leipzig nga dhjetori i vitit 2021, ku drejtoi skuadrën gjermane për 38 ndeshje, ku ka shënuar 20 fitore, 9 barazime dhe 9 humbje.

Shpërndaje në rrjete sociale