Leicester reziston për Mahrez, Roma ndryshon mendje

16:40 | 4 Gusht 2017

Romët nuk e kanë më sekret këtë verë që duan Riyad Mahrezin.

Por Leicester po reziston në refuzimin e ofertave për lojtarin.

Ata kanë kanë rezistuar aq shumë në fakt sa klubi i Serie A po shqyrton alternativat të tjera, shkruan Albeu.

Mediat italiane mendojnë se Manchester United ka lojtarin që italianët duan. Roma është vënë pas Juan Matës dhe lojtari është kontaktuar fillimisht nga italianët të cilët i kanë premtuar minutazh të rregullt para botërorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara